U realizua pjesa praktike e trajnimeve bazike për arsimim të integruar me grupin e parë të arsimtarëve

Më 24 tetor 2012 përfundoi realizimi i pjesës praktike të trajnimeve bazike për arsimim të integruar të organizuara nga Qendra për Dialog Nansen Shkup. Pjesa praktike u realizua në shkollat të cilat në mënyrë të suksesshme i realizojnë programet vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore sipas Nansen modelit për arsimim të integruar.

Trajnimet u relizuan në periudhën 15-24 tetor në shkollat fillore Marshall Tito- Strumicë dhe në shkollën fillore Shemshovë (Fridtjof Nansen)- Preljubishtë, komuna e Jegunovcit. Arsimatarët të cilët morën pjesë në trajnimet kishin rastin të njihen drejtëpërsëdrejti me metodologjinë e punës e cila aplikohet gjatë realizimit të aktiviteteve të integruara në grupe të përziera etnike. Në pjesën praktike të trajnimeve, përveç arsimtarëve morën pjesë dhe drejtorët e shkollave tek të cilat së shpejti do të fillojë realizimi i projektit Nansen modeli për arsimim të integruar.

Cikli bazik i trajnimeve për arsimim të integruar do të vazhdojë me ligjerata të përgaditura dhe realizuara nga ana e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtar.