Krijimi i programit Trajnim për trajnues doli si iniciativë e cila ka për qëllim përmirësimin e njohurive, zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të të gjitha profileve arsimore të pjesëmarrësve në trajnimet e nivelit bazik dhe të avancuar (për Modelin Nansen për arsim të integruar) të cilat janë përfunduar në mënyrë të suksesshme në Qendrën për trajnim pranë QDN Shkup.

Ky program është strukturuar rreth disa fushave specifike të cilat janë të bazuara në tema me më shumë shtresa, të cilat duhet ti njohë, zotërojë dhe praktikojë çdo edukator i ardhshëm që do të jetë i përfshirë në programin e lartpërmendur.
Programi është mjaft kompleks, realizimi i tij nënkupton proces më afatgjatë nëpërmjet të cilit çdo pjesëmarrës do të ketë mundësi të përfshihet në procesin e transformimit personal në frymën e idesë, vizionit të arsimit të integruar, me qëllim që ai transformim të përcillet, reflektohet dhe iniciohet në punën me nxënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e tjerë të shkollave të tyre amë.

Shpresojmë se transformimi personal i edukatorëve do të jetë bazë për transformimin e mëtejshëm pozitiv të shkollave, duke falënderuar përfitimet e zbuluara të Modelit Nansen për arsim të integruar në tërë procesin edukativo – arsimor në R. e Maqedonisë.

Pjesëmarrësit të cilët do të përfshihen në këtë lloj trajnimi do të kenë mundësi për të zhvilluar, fituar dhe përmirësuar tre lloje të shkathtësive dhe kompetencave, si standarde të programit:

  • kompetencat personale dhe ndërpersonale
  • kompetencat ndër – kurrikulare
  • aftësitë kognitive dhe kreative

Qëllimet e Programit Trajnim për trajnues:

  • Nxitja e procesit të transformimit personal të mësueseve
  • Aftësimi për përcjellje të pavarur të njohurive, aftësive të nevojshme për implementimin e MNAI
  • Zhvillimi i aftësive për sigurimin e mbështetjes, përkrahjes në realizimin e MNAI
  • Sensibilizimi për mënyrat e promovimit dhe ndërtimit të konceptit për arsim të integruar
  •  Zhvillimi i aftësive për vlerësim kualitativ, të suksesshëm, objektiv dhe të paanshëm të produkteve të MNAI

Përmbajtja e programit Trajnim për trajnues – PJESA TEORIKE

  • Etosi i shkollave të integruara
  • Qasja e paanshme në procesin edukativo – arsimor.
  • Komunikimi në mjedisin e integruar shkollor
  • Ndërmjetësimi në shkollat e integruara
  • Bashkëpunimi si parakusht për integrim

Përmbajtja e programit Trajnim për trajnues – PJESA PRAKTIKE

  1. Realizimi i aktiviteteve jashtëmësimore sipas MNAI
  2. Prezantimi i MNAI në shkollat amë të edukatorëve
  3. Krijimi i një imazhi të shkollave të integruara

Në realizimin e të njëjtit do të përfshihen trajnues nga QTMNAI pranë QDN Shkup, si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtar për fushat e lartpërmendura.

Veçoritë e Trajnimit për trajnues:

  • Mënyrë interaktive e punës
  • Qasje dygjuhësore / tre gjuhësore
  • Punë në grupe të vogla
  • Diskutime grupore
  • Simulime
  • Mësim përmes zgjidhjes së problemeve
  • Interpretim i roleve

Mësuesët, profesorët dhe bashkëpunëtorët profesional të përfshirë, janë grupi i parë i pjesëmarrësve në programin e ri për trajnim: Trajnim për trajnues, në kuadër të Qendrës për trajnim për Modelin Nansen për arsim të integruar pranë QDN Shkup.
Numri i pjesëmarrësve, grupeve për këtë lloj të trajnimeve do të rritet dhe zgjerohet në vazhdimësi, gjë që në të njëjtën kohë do të ndikojë edhe në përforcimin e kapaciteteve të QDN Shkup në drejtim të shumëfishimit të Modelit Nansen për arsim të integruar në sistemin edukativo – arsimor në R. e Maqedonisë. Pjesëmarrësit të cilët në mënyrë aktive do ti kalojnë të gjitha temat e parapara, do të fitojnë certifikatë për përfundim të suksesshëm të Trajnimit për trajnues