Hyrje

Arsimimi në R. e Maqedonisë gjendet para sfidës së madhe se si me sukses të bëjë promovimin e principit të integrimit të nxënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike, kulturore dhe gjuhësore.

Procesi shumështresor i integrimit përballë segregacionit në institucionet bashkëkohore edukativo-arsimore duhet të ndërtohet në drejtim të themelimit të relacioneve kualitative dhe konstruktive jo vetëm mes nxënësve, por njëkohësisht dhe në mes arsimtarëve, ekipeve eksperte dhe prindërve si një model dhe shembull i mirë për fëmijët dhe njëkohësisht një unazë e rënësishme në zinxhirin arsimor.

Nansen modeli për arsimim të integruar është model i ri i arsimimit i cili paraqet një shembull për arsimimin e të gjithë komuniteteve etnike të cilët jetojnë në ambiente multietnike dhe njëkohësisht pasqyron ardhmërinë e sistemit edukativo-arsimor bashkëkohor në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë. Ky model i arsimimit kultivon, inkurajon dhe integron në vehte: vlerat multietnike, dygjuhësinë, sendërtimin edukativ dhe arsimor si të nxënësve po ashtu edhe të arsimtarëve dhe komunitetit nëpërmjet të raporteve harmonike të bazuara në respektimin e dallimeve, në të njejten kohë duke ndërtuar një komunitet koheziv multietnik. Intenca e arsimimit të integruar dygjuhësor kualitativ është ndërtimi i institucioneve të suksesshme, bashkëkohore dhe efektive edukativo-arsimore të cilat do ti promovojnë vlerat multietnike, qasjen e individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale, komunikim shumëkahësh konstruktiv në ambient shkollor stimulativ.

Qëllimi i trajnimeve:

  • Njohja me konceptin dhe idejën për arsimim të integruar si dhe veçoritë dhe karakteristikat e tij;
  • Senziblizimi për respektimin e diferencave në shoqërinë më të gjërë;
  • Përkrahja e bashkëpunimit konstruktiv dhe inteakcionit mes kuadrit mësimdhënës si dhe mes institucioneve arsimore nga komunat e ndryshme të R.M;
  • Aftësimi për vlerësim kualitativ të përmbajtjeve në literaturën mësimore;
  • Njohja me shembuj dhe eksperienca pozitive për implementim të suksesshëm të arsimimit të integruar ;
  • Zhvillimi i idejës për arsimim të integurar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë;
  • Krijimi i standardeve për evaluimin e aktiviteteve të ndryshme të integruara.

Për kend janë të parapara trajnimet:

Programi i këtyre trajnimeve të avancuara është i konceptuar dhe i strukturuar që të ju mundësojë të gjithë arsimtarëve, pedagogëve, psikologëve, drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore, si dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme arsimore dhe të gjithë subjekteve të interesuara të njihen me karakteristikat, veçoritë dhe përfitimet nga Nansen modeli për arsimim të integruar si një tendencë bashkëkohore edukative.

Struktura e programit për trajnim (niveli i avancuar):

Programi përfshin 10 fusha tematike të cilat janë kombinim i ligjeratave, punëtorive dhe punës praktike. Cikli i trajnimeve realizohet gjatë një semestri. Temat janë:

  • Arsimimi i integruar- trend dhe tendencë edukative
  • Kurikulumi nacional si parakusht për arsimim të integruar
  • Literatura mësimore për shkollën fillore dhe të mesme në kontekst të konceptit për arsimim të integruar
  • Dizajni i rrethit shkollor multietnik
  • Zhvillimi i idejës për arsimim të integurar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë
  • Vlerësimi i komponentave strukturore të konceptit për arsimim të integruar

Veçoritë e trajnimeve:

  • Mënyrë interaktive e punës
  • Qasje dygjuhësore
  • Punë në grupe të vogla
  • Diskutime grupore
  • Simulime
  • Mësim nëpërmjet zgjedhjes së problemeve
  • Interpretim i roleve
Pjesëmarrësit të cilët në mënyrë aktive do ti kalojnë të gjitha temat, do të fitojnë certificate për trajnim të mbaruar (të nivelit të avancuar) për arsimim të integruar.