Hyrje

Modeli Nansen për arsimim të integruar është model i ri i arsimimit i cili paraqet një shembull për arsimimin e të gjithë komuniteteve etnike të cilët jetojnë në ambiente multietnike dhe njëkohësisht pasqyron ardhmërinë e sistemit edukativo-arsimor bashkëkohor në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë. Ky model i arsimimit kultivon, inkurajon dhe integron në vete: vlerat multietnike, dygjuhësinë, sendërtimin edukativ dhe arsimor si të nxënësve po ashtu edhe të arsimtarëve dhe komunitetit nëpërmjet të raporteve harmonike të bazuara në respektimin e dallimeve, në të njejten kohë duke ndërtuar një komunitet koheziv multietnik. Intenca e arsimimit të integruar dygjuhësor kualitativ është ndërtimi i institucioneve të suksesshme, bashkëkohore dhe efektive edukativo-arsimore të cilat do ti promovojnë vlerat multietnike, qasjen e individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale, komunikim shumëkahësh konstruktiv në ambient shkollor stimulativ.

Duke e shfrytëzuar eksperiencën shumëvjeçare nga zhvillimi i arsimimit të integruar fillor dhe të mesëm në Maqedoni, Ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë Qendrës për Dialog Nansen-Shkup e krijoi këtë pako për trajnime bazike e cila i ka qëllimet vijuese:

  • Njohja me karakteristikat, veçoritë dhe përfitimet nga modeli Nansen për arsimim të integruar;
  • Zhvillimi i shkathtësive për realizim të suksesshëm dhe të drejtpërdrejtë të aktiviteteve dygjuhësore në shkollat me strukturë multiektike të nxënësve;
  • Aftësimi për implementimin e pavarur të observimeve dhe vlerësimeve nga aktivitetet e integruara jashtëmësimore;
  • Sensibilizimi për respektimin e dallimeve në rrethin shkollor, si dhe tejkalimi i stereotipave dhe paragjykimeve nga karakteri social, etnik dhe kulturor;
  • Aftësimi për zgjedhjen konstruktive të situatave konfliktuoze brenda grupeve me përbërje heterogjene etnike;
  • Zhvillimi dhe kultivimi i klimës pozitive emocionale brenda grupit me strukturë etnike heterogjene;
  • Promovimi i rëndësisë së qasjes së individualizuar në pajtueshmëri me aftësitë dhe potencialin individual të nxënësve;
  • Aftësimi i realizuesve për aplikim të drejtë dhe të suksesshëm të bashkëpunimit tandemi dhe ekipor;
  • Identifikimi i veçorive pozitive dhe përfitimeve nga metoda e lojës në aktivitetet e integruara jashtëmësimore;
  • Senzibilizimi i realizuesve të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore për përkrahjen e kuriozitetit fëmijëror, origjinalitetin, si dhe potencialin e tyre krijues;
  • Njohja me teknikat për nxitjen dhe zhvillimin e mendimit logjik, fleksibil, divergjent dhe kritik tek nxënësit;
  • Përforcimi i interakcionit , bashkëpunimit dhe besimit mes kuadrit arsimor nga komunitetet e ndryshme etnike;

 

Për kend janë të parapara trajnimet:

Programi i këtyre trajnimeve bazike është i konceptuar dhe i strukturuar që të ju mundësojë të gjithë arsimtarëve, pedagogëve, psikologëve, drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore, si dhe studentëve nga fakultetet arsimore dhe të gjithë subjekteve të interesuara të njihen me karakteristikat, veçoritë dhe përfitimet nga Nansen modeli për arsimim të integruar, si dhe ti zhvillojnë aftësitë për realizim të suksesshëm të “ Programeve për aktivitete jashtëmësimore të integruara“ në shkollat me strukturë multietnike të nxënësve.

Struktura e programit për trajnim (niveli bazik):

Programi përfshin 10 fusha tematike. Cikli i trajnimeve realizohet gjatë një semestri. Temat janë:

  • Veçoritë e modelit Nansen për arsimim të integruar
  • Integrimi si lidhje mes përmbajtjeve arsimore dhe jashtëmësimore
  • Komponenta dygjuhësore në aktivitetet jashtëmësimore
  • Planifikimi dhe përpilimi i aktiviteteve të integruara jashtëmësimore
  • Roli i lojës në aktivitetet e integruara jashtëmësimore
  • Format, metodat dhe teknikat e punës në grupet e integruara
  • Roli dhe rëndësia e bashkëpunimit ekipor dhe tandemik (në çift)
  • Tejkalimi i stereotipeve dhe paragjykimeve në grupe të pëziera etnike
  • Llojet e komunikimit në grupet dygjuhësore
  • Nxënësit dhe prindërit- partnerë aktiv në shkollat e integruara

Veçoritë e trajnimeve:

  • Mënyrë interaktive e punës
  • Qasje dygjuhësore
  • Punë në grupe të vogla
  • Diskutime grupore
  • Simulime
  • Mësim nëpërmjet zgjedhjes së problemeve
  • Interpretim i roleve
Pjesëmarësit të ciët në mënyrë aktive do të kalojnë 90% nga trajnimet do të fitojnë:

– Çertifikatë për trajnim të mbaruar për arsimim të integruar – niveli bazik
– Doracak për arsimtarë rreth modelit Nansen për arsimim të integruar
– Me lojë në aktivitetet jashtëmësimore dygjuhësore(material doracak)

Pjesëmarësit të ciët në mënyrë aktive do të kalojnë 60-80% nga pjesa teorike dhe praktike do të fitojnë vërtetim për pjesmarje në trajnimet për arsimim të integruar dygjuhësor-niveli bazik.