Trajnim 21-25 January, 2019 grupet 19, 20, 21

Nga 21 deri më 25 Janar, 2019, në Qendrën për trajnim të QDN Shkup u realizua punëtoria e pestë e nivelit të avancuar të trajnimeve të Modelit Nansen për arsim interkulturor për grupet 19, 20 dhe 21 të po të njëjtit nivel. Tema e punëtorisë së pestë ishte: “Qasjet interkulturore në procesin arsimor”, dhe u realizua nga ana e prof. dr. Suzana Miovska Spaseva, nga Instituti i Pedagogjisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Shkup. Gjatë kësaj punëtorie mësimdhënësit patën rastin të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme dhe të ndajnë mendime në lidhje me qasjet interkulturore në procesin arsimor.