Thirrje e hapur për bursa për trajnim për arsim interkulturor

Qendra për trajnim për arsim interkulturor pranë Qendrës për Dialog Nansen Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të R. së Maqedonisë së Veriut (MASh), si dhe Këshillin e arsimit të intergruar të Irlandës Veriore (NICIE) publikojnë:

 

THIRRJE E HAPUR PËR BURSA PËR TRAJNIM PËR ARSIM INTERKULTUROR

si pjesë e Strategjisë shtetërore për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm

 

PËRMBAJTJA DHE STRUKTURA E TRAJNIMIT

Trajnimi përmban temat në vijim:

INFORMACIONE RRETH TRAJNIMIT:

  • Trajnimi është i dizajnuar për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.
  • Trajnimi përfshin 8 punëtori njëditore, të cilat do të mbahen me dinamikë një herë në muaj, në ditë pune, në periudhën prej orës 10 deri në orën 16.
  • Trajnimet mbahen në dy/tre gjuhë (MK/ShQ/TR).
  • Trajnimet mbahen nga ligjerues lokal dhe ndërkombëtar të sferës së arsimit interkulturor.
  • Trajnimi karakterizohet me: punë në grupe të vogla, diskutime grupore, simulime, të mësuarit me anë të zgjidhjes së problemeve dhe luajtjen e roleve.
  • Për përfundimin e suksesshëm të trajnimeve, pjesëmarrësit marrin çertifikatë të pranuar ndërkombëtarisht.
  • Bursa i mbulon të gjitha shpenzimet e rrugës, shpenzimet për ushqim, ligjeruesit, materialet e punës, hapësirën etj. për secilin kandidat.
  • Paraqitja për trajnim bëhet në mënyrë individuale nga ana e të gjithë kandidatëve të interesuar, me plotësimin e aplikacionit në dispozicion.
  • Vendet janë të kufizuara, prandaj ata të cilit do të paraqiten më herët do të kenë përparësi për kyçje në trajnim.
  • Aplikacioni mund të plotësohet në linkun në vijim: https://tcnmie.org/sq/aplikoni
  • Afati i fundit për paraqitje është 10.02.2020 deri në ora 15. Aplikacionet që do të dërgohen pas afatit, si dhe aplikacionet e pa plotësuara tërësisht, nuk do të merren parasysh.
  • Për të gjitha informacionet shtesë, na kontaktoni në: contact@tcnmie.org