Shënohet fillimi i projektit të përbashkët me QDN Mostarin

Më 6 shkurt, 2015 zyrtarisht u shënua fillimi i projektit të përbashkët me Qendrën për Dialog Nansen Mostar. Projekti i titulluar “Trajnimi për mësimdhënësit mbi arsimin e integruar” është i përkrahur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

QDN Mostar në bashkëpunim me QDN Shkup, inkuadruan 18 mësimdhënës në programin për ngritjen e kapaciteteve për të promovuar arsimin e integruar në Kantonin Hercegovina- Neretva.

Më 6 shkurt 2015, mësimdhënësit morën pjesë në punëtorinë e parë të nivelit bazë të trajnimeve për arsimim të integruar. Pjesëmarrësit u pritën nga drejtori ekzekutiv i QDN, z. Sasho Stojkovski, i cili foli për rëndësinë dhe nevojën për arsimim të integruar në kontekstin e Maqedonisë dhe rajonit. Pas fjalimit të tij hyrës, menaxherja e Qendrës për Trajnim znj. Biljana Krsteska – Papic dhe koordinatorja për edukim znj. Sonaj Bilal vazhduan me agjendën e programit për trajnim.

Aktivitetet e projektit do të përfshijnë trajnime për ngritjen e kapaciteteve për arsim të integruar (niveli bazë) që do të organizohet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni. Trajnimet do të mbahen nga trajnerët përkatës dhe ekspertë me përvojë të gjerë në fushën e arsimit të integruar dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

Programi bazik për trajnim është hartuar dhe e strukturuar për të mundësuar mësimdhënësit të mësojnë në lidhje me karakteristikat, specifikat dhe përfitimet e modelit Nansen për arsimim të integruar dhe për të zhvilluar aftësitë për realizimin e suksesshëm të drejtpërdrejtë të aktiviteteve të integruara në shkolla me strukturë multietnike të nxënësve.

Programi i trajnimit për arsimim të integruar do të japë një kontribut të madh për trajnimin e personelit për të punuar në aktivitetet e integruara edukative në shkolla të ndara, tek mësimdhënësit të cilët punojnë në shkolla të ndara dhe që kanë nevoje për qasje profesionale për tu ballafaquar me të gjitha sfidat me të cilat përballen parametrat kulturore. Mësimdhënësit do të fitojnë aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të dhënë mësim në shkollat multietnike duke aplikuar metodat dhe teknikat më bashkëkohore të mësimdhënies në një mjedis multikulturor.