Realizohen ligjerata në suaza të nivelit të avancuar të trajnimeve për grupin e parë dhe të dytë të mësimdhënësve

Më 26 nëntor, 2013, në suaza të Qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar, mësimdhënësit nga grupi 1 dhe 2 vazhduan me nivelin e avancuar të trajnimeve dhe morën pjesë në ligjeratat e realizuara nga profesorë universitar. Ligjerata e parë u realizua nga ana e Prof.dr. Zoran Velkovski në temën “Gjendja, sfidat dhe perspektivat e arsimimit të integruar, interkulturor dhe inkluziv”. Ligjerata e dytë u realizua nga ana e Prof.dr. Florina Shehu në temën “Dizajni multikulturor i hapsirës dhe rrethinës shkollore”.

Ligjeratat ishin një kombinim i aktiviteteve teorike dhe praktike me ndihmën e të cilave mësimdhënësit përfituan njohuri dhe shkathtësi të reja të lidhura me praktikat e arsimimit të integruar.