Qendra për dialog Nansen Shkup organizoi konferencë ndërkombëtare

Më 27 tetor 2018, Qendra për dialog Nansen Shkup organizoi Konferencë ndërkombëtare me temën “Roli dhe rëndësia e interkulturalizmit në arsim”. Konferenca përbëhej prej ligjëratave të ekspertëve të shquar ndërkombëtar të cilët janë pjesë e ekipit ndërkombëtar të trajnuesve në suaza të Qendrës së Trajnimit. Pas hapjes zyrtare të konferencës nga Biljana Krsteska Papiq, Paula Mcllwaine nga Këshilli i Irlandës së Veriut për arsim të integruar paraqiti Programin për qasje të paanshme në shkollat ​​e integruara, ndërsa Steinar Bryn nga Qendra Nansen për paqe dhe dialogu, Norvegjia paraqiti perceptimet për arsimin interkulturor. Konferenca ishte pjesë integrale e trajnimit të nivelit bazik për arsimin interkulturor, të organizuar dhe realizuar në suaza të Qendrës së Trajnimit të QDN Shkup.

Duke shfrytëzuar përvojën e gjerë dhe njohuritë e ekspertëve ndërkombëtarë nga Irlanda Veriore dhe Norvegjia, konferenca kishte një rol të rëndësishëm në procesin e sensibilizimit të profileve të ndryshme arsimore për domosdoshmërinë dhe përfitimet e edukimit interkulturor si trend, tendencë dhe domosdoshmëri globale.

Ky eveniment ishte një rast i shkëlqyeshëm për promovimin publik të Doracakut për arsim interkulturor të zhvilluar nga Qendra për dialog Nansen Shkup. Sonaj Bilall, Koordinatorja për edukim, trajnim dhe zhvillim prezantoi qëllimin e doracakut.

Nevoja dhe rëndësia e arsimit interkulturor u theksua edhe nga z. Sasho Stojkovski, drejtor ekzekutiv i QDN Shkup, z. Safet Neziri, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Znj. Irena Spirkovska, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Gjatë konferencës, QDN Shkup ndau Çertifikatën e mirënjohjes z. Safet Nezirit për kontributit të shquar dhe mbështetjen e vazhdueshme të modelit Nansen për arsim interkulturor.

Në pjesën përfundimtare të konferencës, 100 arsimtarë nga Maqedonia dhe Kosova pranuan certifikata për përfundimin e suksesshëm të programit të trajnimit bazik për arsim interkulturor.