Qendra për dialog Nansen organizoi konferencën për arsimim të integruar

Më 9 dhe 10 mars të vitit 2013, në Shkup, Maqedoni, Qendra për Dialog Nansen organizoi konferencën e parë për arsimim të integruar me ekspertë ndërkombëtar nga Norvegjia dhe Irlanda Veriore. Konferenca për arsimim të integruar ishte e planifikuar dhe u realizua në suaza të trajnimeve bazike për arsimin të integruar të cilat organizohen dhe realizohen në suaza të Qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar pranë QDN Shkup.

Konferenca u organizua me qëllim që të përforcohen kompetencat e arsimtarëve në fushën e arsimimit të integruar duke e përdorur eksperiencën shumëvjeçare dhe njohuritë të ekspertëve ndërkombëtar.

Për të lexuar raportin e detajuar nga konferenca, Ju lutemi klikoni këtu.