QDN Shkup publikoi Praktikumin e  tretë për realizuesit e MNAI me titull “Format e bashkëpunimit me prindër”

Më 18 shkurt 2014, QDN Shkup publikoi Praktikumin e tretë për realizues të MNAI duke e përpunuar temën e pasur të bashkëpunimit me prindërit në shkollat.

Qëllimi i këtij praktikumi është të ofroj më shumë këshilla praktike, drejtime, rekomandime, sugjerime për zhvillimin e komunikimit konstruktiv, bashkëpunimit me prindërit dhe familjet e nxënësve si përkrahës më të mëdhenj dhe nxitës të modelit Nansen për arsimim të integruar.

Gjatë hartimit të këtij Praktikumi, ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup ka vënë një theks të veçantë në ofrimin e shumë modele të vyeshme e të suksesshme, mënyra për sensibilizimin e prindërve dhe familjeve për rolin e komunikimit dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë e të hapur me prindërit nga bashkësitë e ndryshme etnike.

Praktikumi për realizues të MNAI përmban shumë shembuj pozitiv për bashkëpunim të suksesshëm mes nxënësve, prindërve dhe shkollës, të huazuara nga shkollat të cilat me sukses kanë implementuar modelin Nansen për arsimim të integruar.