QDN Shkup organizoi Konferencën ndërkombëtare me titull “Roli dhe rëndësia e interkulturalizmit në arsim”

Më 11 mars 2017, Qendra për dialog Nansen Shkup organizoi një Konferencë ndërkombëtare me temë “Roli dhe rëndësia e interkulturalizmit në arsim”. Konferenca u mbajt në Shkup dhe u organizua si pjesë e programit të nivelit bazë për arsimin ndërkulturor dhe të integruar pranë Qendrës për trajnimit të QDN Shkup. Konferenca përbëhej nga ligjërata nga tre ekspertë ndërkombëtar të shquar të cilët janë pjesë e ekipit ndërkombëtar të trajnerëve në kuadër të Qendrës për trajnim për arsimim ndërkulturor dhe të integruar: Paula Mcllwaine, Këshilli i Irlandës së Veriut për arsimim të integruar (NICIE), Paul Rowe – Drejtor Ekzekutiv i “Educate Together”, Republika e Irlandës dhe Steinar Bryn – Nansen Qendra për Paqe dhe Dialog, Norvegji. Konferenca mblodhi së bashku 140 mësues, drejtorë të shkollave, pedagogë dhe psikologë nga shkollat ​​fillore dhe të mesme në R. e Maqedonisë.

Foto galeria