QDN Shkup në vizitë pune në Irlandën Veriore

Në periudhën 28 maj- 1 qershor të vitit 2013, me ftesë të Këshillit për Arsimim të Integruar të Irlandës Veriore (NICIE), një pjesë e ekipit të QDN Shkup i përbërë nga drejtori egzekutiv- Sasho Stojkovski, projekt menaxheri- Veton Zekolli, projekt koordinatoret Sonaj Bilal dhe Anica Onosimoska si dhe anëtarja e Bordit drejtues të QDN Shkup- Ingunn Skurdal ishin në vizitë pune në Irlandën Veriore.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave pozitive në fushën e arsimimit të integruar në Irlandën Veriore dhe Maqedoni , si dhe avancimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Gjatë qëndrimit në Irlandën Veriore, u realizuan takime pune me drejtoreshën egzekutive të NICIE- Norin Kempbell si dhe me ekipin e NICIE të cilët e prezantuan misionin dhe vizionin e organizatës së tyre nga të cilat dolën ideja për aktivitete të përbashkëta të cilat dë të shpijen deri tek thellimi i bashkëpunimit mes QDN Shkup dhe NICIE.

QDN Shkup, arritjet në fushën e arsimimit të integruar, rrugën zhvillimore të modelit Nansen për arsimim të integruar si dhe aktivitetet e Qendrës për trajnim kishte rastin ti prezantojë në Queen’s Universitetin në Belfast. Në prezantimet morën pjesë pesëmarrës të dalluar ndër të cilët ishin dhe disa nga themeluesit dhe përkrahësit e idejës për arsimim të integruar në Irlandën e Veriut, profesorë univeryitar, drejtorë të shkollave të integruara, përfaqësues të ministrisë së arsimit dhe të mediave.

Prezantimet e përfaqësuesve të QDN Shkup, shtytën një interest ë madh tek të pranishmit të cilët parashtruan një numër të madh të pyetjeve dhe zhvillian një diskutim konstruktiv. Me një prezantim dhe komente përkrahëse për arsimimin e integruar dhe punës së QDN Shkup u bashkangjit dhe Kleri Mekglin- profesoreshë pranë Queen’s Universitetit në Belfast.

Gjatë vizitës, QDN Shkup kishte rastin të vizitojë tre shkolla të integruara: shkolla fillore e integruar Rowandale- shkolla e fundit e kyqur në procesin e integrimit, shkolla fillore e integruar Hazalwood- shkolla e dytë e integruar në Irlandën Veriore dhe shkolla fillore e integruar Crumlin- shkollë e transformuar nga Protestante në shkollë të integruar.

Pikat e përbashkëta të QDN Shkup dhe NICIE do të shërbejnë si një platformë e përbashkët për bashkëpunim dhe shkëmbim të ekperincës. Ekipi i QDN Shkupu kthye nga Irlanda Veriore me mbresa të mëdha dhe ideja të cilat do të aplikohen gjatë punës së mëtutjeshme të QDN Shkup në sferën e arsimimit të integruar.

QDN Shkup, shpreh mirënjohje dhe falenderim të madh ndaj përfaqësuesve të NICIE për mikëprintjen dhe rastin që të njihemi më mire me punën e tyre e cila është tejet e rëndësishme për zhvillimin e arsimimit të integruar në Irlandën Veriore si dhe në vendin tonë.