QDN Shkup në vizitë studimore në Irlandën e Veriut

Në periudhën 18-22 nëntor, 2013, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski së bashku me menaxheren për edukim, trajnim dhe zhvillim Biljana Krsteska- Papiq dhe koordinatoren për edukim Sonaj Bilal, morën pjesë në programin studimor në Belfast i organizuar nga ana e Këshillit për arsimim të integruar të Irlandës Veriore.

Qendra për dialog Nansen Shkup dhe Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës Veriore kanë themeluar bashkëpunim të shkëlqyeshëm i cili paraqet një bazë për shkëmbim të eksperiencës dhe resurseve në fushën e arsimimit të integruar.

Qëllimi i vizitës ishte zhvillimi profesional i stafit të QDN Shkup për nevojat e Qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar si dhe shkëmbimi i eksperiencës dhe ekspertizës në fushën e arsimimit të integruar.

Gjatë vizitës studimore, përfaqësuesit e QDN Shkup vizituan shkollat në vijim: shkolla fillore e integruar “Kramlin”, kolegji i integruar “Malone”, kolegji i integruar “Hazellvud”, kolegji i integruar “Llagan”, shkolla fillore e integruar “Rovandejll” dhe shkolla fillore e integruar “Okvud”. Vizita e shkollave ishte një rast i mirë për tu njohur nga më afër me praktikat e implementuara në suaza të shkollave të integruara.

Përfaqësuesit e QDN Shkup morën pjesë në dy programe për trajnim të organizuara nga ana e NICIE: “Programi për qasje të paanshme” dhe “Programi për mediacion mes moshatarëve”.

Programet për trajnim do të jenë tejet të dobishme për Qendrën për trajnim pranë QDN Shkup dhe një burim i shkëlqyeshëm i njohurive të cilat mund të aplikohen në programin për trajnim të mësimdhënësve në Maqedoni.