Punëtoria e tretë e nivelit të avancuar me ekspert lokal

Më 14, 15 dhe 19 shkurt, 2018, me grupet 22, 23 dhe 24, e nivelit të avancuar të trajnimeve të Modelit Nansen për arsim interkulturor, në hapësirat e Qendrës për trajnim të QDN Shkup, u realizua punëtoria e tretë nga ana e prof. dr. Elena Açkovska-Leshkovska, nga Instituti i Psikologjisë pranë Univerzitetit Shën Kirili dhe Metodi, Shkup. Tema e punëtorisë së realizuar ishte: “Mjedis i sigurtë socio-emocional në shkollë”, e cila u shoqërua me aktivitete dhe diskutime të ndryshme me çka edhe mësimdhënësit patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre.