Punëtoria e pestë e nivelit të avancuar – grupet 22, 23, 24

Gjatë muajit maj 2019 në suaza të Qendrës për Trajnim të QDN Shkup, pjesëmarrësit e grupit 22, 23 dhe 24 vijuan punëtorinë e pestë nga niveli i avancuar për arsim interkulturor, me temë: „Sfidat në arsimin interkulturor”. Programi i trajnimeve të nivelit të avancuar është i konceptuar dhe i strukturuar në mënyrë që t’ju mundësojë të gjithë arsimtarëve, pedagogëve, psikologëve si dhe të gjithë subjekteve të interesuara të njihen me karakteristikat, veçoritë dhe dobitë nga Nansen modeli për arsimim interkulturor si tendencë bashkëkohore edukative.