Punëtoria e katërt online për arsim interkulturor

Trajnimi për arsim interkulturor vazhdon në mënyrë dinamike dhe interaktive për tetë grupet e mësimdhënësve të Qendrës për trajnim të QDN Shkup.

Prof. Dr. Ognen Spasovski, bashkëpunëtor dhe ligjëruesi ynë për një kohë të gjatë, përmes punëtorisë së katërt, në temë “Arsimi pozitiv”, ndriçoi shumë aspekte të arsimit pozitiv dhe rëndësinë e tij në jetën e përditshme shkollore.

Falenderojmë sinqerisht Prof. Dr. Ognen Spasovski, për ligjeratën stimuluese për mësuesit, profesorët, bashkëpunëtorët profesionalë, dhe edukatorët tanë parashkollor.

Besojmë se iniciativat e kësaj natyre do të kontribuojnë në praktika dhe perspektiva të reja, më të mira të sistemit tonë arsimor.