Punëtoria e katërt e nivelit të avancuar me ekspert lokal

Gjatë muajit mars 2019, pjesëmarrësit e grupit 22, 23 dhe 24 të nivelit të avancuar të trajnimeve për arsimim interkulturor në suaza të Qendrës për Trajnim të QDN Shkup, ndoqën punëtorinë e katërt, të realizuar nga ana e Prof. Dr. Suzana Miovska Spaseva, nga Instituti për Pedagogji pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup. Punëtoria ishte e shoqëruar me diskutime dhe aktivitete me temë: “Qasjet interkulturore në procesin arsimor ”.