Publikohet Praktikumi i parë për realizuesit e MNAI

Ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim filloi procesin e hartimit të pesë Praktikumëve si përkrahje shtesë për të gjithë mësimdhënësit- realizues të modelit Nansen për arsimim të integruar gjatë procesit të realizimit të drejtëpërdrejtë të aktiviteteve jashtëmësimore. Praktikumët dë të jenë në lidhshmëri të ngushtë me fushat tematike të programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore, dhe nnjëkohësiht në të janë të përfshira dhe të përpunuara në detaje veçoritë specifike të MNAI.

Praktikumi i parë, i publikuar më 18 shtator 2013, është një kombinim i modeleve të sukseshme dhe reprezentative të aktiviteteve jashtëmësimore të realizuara nga ana e tandemeve të ndryshme  të mësimdhënësve në disa shkolla të cilat e aplikojnë MNAI.

Qëllimi i këtij Praktikumi është që ti stimulojë dhe shtysë realizuesit në procesin e përgaditjes të aktiviteteve dygjuhësore sa më inventive dhe origjinale të cilat njëkohësisht do të promovojnë veçoritë e vetë modelit.

Ky koncept i eksponimit të modeleve të sukseshme dhe reprezentative të aktiviteteve jashtëmësimore dë të praktikohet gajtë tërë vitit shkollor me ç’rast temat e aktiviteteve do të përputhen me ngjarjet aktuale gjatë vitit shkollor.