Publikohet doracaku për realizues të modelit Nansen për arsimim të integruar

16 gusht 2016- Ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë Qendrës për dialog Nansen Shkup, në bashkëpunim me tandemët emësimdhënësve realizues të modelit Nansen për arsimim të integruar Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi nga SHFK “Liria”, Tetovë, Nagihan Snopçe dhe Gabriella Merxhanoska nga SHFK “Goce Dellçev”, Gostivar krijuan doracak i cili përmban model-aktivitete të suksesshme të realizuara sipas programeve vjetore të modelit Nansen për arsimim të integruar. Shembujt e përzgjedhur të aktiviteteve në suaza të doracakut janë pjesë e përmbajtjeve të cilat përpunohen në sekcionet “Hulumtuesit e vegjël” dhe “Arsimimi për paqe dhe tolerancë”.

Doracaku është hartuar dy gjuhësisht, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, dhe është krijuar me qëllim që të motivojë realizuesit në procesin e përgatitjes të aktiviteteve dygjuhësore sa më inventive dhe origjinale të cilat njëkohësisht do të promovojnë veçoritë e vetë modelit me prezantimin e modeleve të suksesshme dhe reprezentative të aktiviteteve jashtëmësimore të cilat janë realizuar në shkollat e lartpërmendura. Shembujt e zgjedhur të planifikimeve, do të jenë një burim i dobishëm didaktik, i cili do të nxisë dhe iniciojë qasje të reja dhe origjinale në procesin e krijimit, organizimit dhe zbatimit të aktiviteteve të integruara me karakter jashtëmësimor në të ardhmen.