Projekti i përbashkët me QDN Mostar- realizimi i punëtorisë së tretë dhe të katërt

Në periudhën 27-28 mars, 2015, menaxherja e Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup Biljana Krsteska- Papiq realizoi punëtorinë e tretë dhe të katërt nga niveli bazik i trajnimit për arsimim të integruar i paraparë për 16 mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave nga Bosnja dhe Hercegovina në suaza të projektit “Trajnimi për mësimdhënës për arsimim të integruar” financiarisht i përkrahur nga Ambasada e mbretërisë Norvegjeze në Bosnje dhe Hercegovinë. Temat e punëtorive ishin “Rëndësia e bashkëpunimit ekipor dhe në tandemë” si një ndër veçoritë kryesore të modelit Nansen për arsimim të integruar dhe “Rëndësia e komunikimit verbal dhe joverbal në mjedise të përziera etnike”.