Pjesëmarrësit nga grupi i 3 dhe 4 morën pjesë në ligjëratat me ekspertë lokal

Më 17 dhe 23 qershor 2014, pjesëmarrësit nga grupi i 3 dhe 4 në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup morën pjesë në ligjëratat me ekspertë lokal të organizuara në suaza të nivelit bazik të trajnimeve për arsimim të integruar.

Më 17 qershor 2014, pjesëmarrësit e grupit 3 dhe 4 morën pjesë në ligjëratën e realizuar nga prof. dr. Zoran Velkovski nga Instituti i pedagogjisë pranë Fakultetit filozofik në temën “Definimi i qëllimeve dhe detyrave të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore” ndërsa më 23 qershor 2014, pjesëmarrësit morën pjesë në ligjëratën e realizuar nga ana e prof. dr. Florina Shehu nga Fakulteti pedagogjik në temën “Komunikimi mes ekipeve dhe tandemëve të mësimdhënësve në shkollat multietnike”. Pjesëmarrësit në mënyrë aktive morën pjesë në ligjëratat të cilat ishin të pasuruara me shumë aktivitete dhe ushtrime interaktive.