Përfaqësues të QDN Shkup në vizitë pune në Turqi

Në periudhën 17-20 qershor, 2013 një pjesë e ekipit të QDN Shkup e udhëhequr nda drejtori egzekutiv z.Sasho Stojkovski mori pjesë në vizitë pune në Turqi me qëllim të prezantimit të punës dhe arritjeve në fushën e arsimimit të integruar me qëllim të themelimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bashkëpunuese me institucionet dhe organizatat relevante turke.

Në 17 qershor, 2013 drejtori egzekutiv i QDN Shkup z.Sasho Stojkovski dhe një pjesë e ekipit për edukim pranë QDN Shkup znj. Sonal Bilal dhe z.Osman Emin e vizituan qytetin e Stanbollit ku realizuan takim me drejtorin e Fondacionit Akademik për Mësimdhënës z. Kajahan Karli dhe koordinatorit të përgjithshëm znj. Esra Onat Akbash. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i informacioneve dhe eksperiencave lidhur me punën e QDN Shkup dhe Fondacionit Akademik për Mësimdhënës në Maqedoni, repektivisht Turqi.

Pikat e përbashkëta të cilat u diskutuan dë të shërbejnë si bazë për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy organizatave.

Ditën e ardhsme, më 18 qershor, 2013, përfaqësuesit e QDN Shkup kishin rastin të takohen me udhëheqësin e departamentit për arsim të qytetit të Stanbollit Dr. Muamer Jëlldëz ku e prezantuan punën e QDN Shkup në fushën e arsimimit të integruar. Pas prezantimit të informacioneve për modelin Nansen për arsimim të integruar dhe aktiviteteve në suaza të Qendrës për trajnim u diskutua zhvillimi i bashkëpunimit të ardhshëm mes QDN Shkup dhe këtij departamenti.

Në 19 qershor, 2013 përfaqësuesit e QDN Shkup u takuan me z. Hysein Çardak – koordinator për Balkan dhe znj. Xheren Erdal- koordinatëre për Republikën e Maqedonisë në suaza të Presidencës për Turqit dhe komunitetet e lidhura në Ankarë, Turqi. Gjatë takimit, u diskutua detajisht puna e QDN Shkup në fushën e arsimimit të integruar, ndërsa koordinatorët nga Presidenca për Turqit dhe komunitetet e lidhura të cilët e kishin vizituar Maqedoninë më parë, shprehën interesin e tyre për të vizituar zyret e QDN Shkup, shkollat të cilat e aplikojnë modelin Nansen për arsimim të integruar si dhe Qendrën për trajnim në të ardhmen më të afërt. Ditën e njejtë, u realizua takim në Institutin Junus Emre me koordinatorin për zhvillimin e strategjive z. Murat Fatsa i cili e shprehi interesin e tij për punën e QDN Shkup si dhe dëshirën e tij për të vizituar shkollat të cilat e aplikojnë modelin Nansen për arsimim të integruar me qëllim të njohjes më të thelluar të tij. Ai poshtu e shprehi vullnetin e Institutit për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me QDN Shkup.

Vizita e punës në Turqi ishte një rast i shkëlqyer për QDN Shkup për të promovuar fushën e veprimit si dhe aktivitetet e implementuara në Maqedoni dhe njohjen më të përafërt me institucionet Turke të cilat shprehin vullnetin për të themeluar marrëdhënie bashkëpunimi me QDN Shkup në të ardhmen e afërt.

Gjer në muajin tetor, 2013, QDN Shkup do të jetë nikoqir i vizitave reciproke të delegacioneve Turke të cilat do ti vizitojnë shkollat të cilat e aplikojnë modelin Nansen për arsimim të integruar si dhe Qendrën për trajnim pranë QDN Shkup.