Ndarja e certifikatave nga Moduli A për tre grupe të studentëve

Më 30.09.2021, me kënaqësi të madhe u ndanë certifikatat për studentët bashkëpunëtorë profesional dhe mësimdhënës të ardhshëm, të cilët me sukses përfunduan trajnimet nga Moduli A.

Gjatë vitit 2021, QDN Shkup krijoi një partneritet me Fakultetin Filozofik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, si dhe me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Si rezultat i kësaj, studentët nga Institutet e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, si dhe Fakulteti i Edukimit morën pjesë në mënyrë aktive në trajnimet për arsimin interkulturor.