Ligjeratë me ekspert ndërkombëtar për mësimdhënësit e nivelit të avancuar dhe të specializuar të trajnimeve

Më 8 qershor 2019, Qendra për Dialog Nansen Shkup organizoi ligjëratë, si trajnim i fundit për nivelin e avancuar dhe të specializuar të trajnimit në qendrën e trajnimit në NDC.

Ligjerata u ndoq nga mësimdhënësit e grupit 22, 23 dhe 24 të nivelit të avancuar, të cilët vijnë nga Sh.F.K “Penestia” Dibër, Sh.F.K “Goce Dellçev”, Manastir, Sh.F.K “Toli Zordumis” Kumanovë, Sh.F.K “Kërste Petkov – Misirkov” Radovish, Sh.M.K “Gostivar”, Gostivar si dhe nga dy grupe të mësimdhënësve nga niveli i specializuar nga Sh.F.K “Bratstvo” Shkup, Sh.F.K “Goce Dellçev” Gostivar, Sh.F.K “Goce Dellçev”, Manastir, Sh.M.Q.Sh “Georgi Dimitrov”, Shkup, Sh.F.K “Goce Dellçev”, Konçe, Sh.F.K “Kongresi Manastirit” Lopatë, Sh.F.K “Kirili dhe Metodi” Kanatlarci dhe Sh.F.K “Nikolla Karev”, Krushevë.

Pas hapjes zyrtare të ngjarjes nga Biljana Krsteska-Papiq – menaxher i Qendrës së Trajnimit Nansen, para të pranishmive u drejtua z. Ervan Fuere, ish-ambasador i Delegacionit të BE-së në Shkup dhe anëtar i bordit të QDN.

Profesor Steinar Bryn nga Akademia Nansen, Lilehamer, Norvegji prezantoi në temë “10 këshilla nga mësimdhënësi për mësimdhënës”, me ç’rast theksoi rëndësinë e besimit reciprok në mjediset shkollore interkulturore.

Nјëherit, 90 mësimdhënësve të arsimit fillor dhe të mesëm iu ndanë certifikata për përfundimin e sukseshëm të nivelit të avancuar dhe të specializuar të trajnimit për arsimin ndërkulturor. Çertifikatat u ndanë solemnisht nga: znj. Simone Filippini, z. Eruan Fuere dhe z. Safet Neziri.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave të karakterit ndërkombëtar, u pasurua edhe me fjalën e z. Sasho Stojkovski – Drejtor ekzekutiv i QDN Shkup, Safet Neziri – këshilltar shtetëror në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe znj. Bente Knagenhjelm – anëtare e Bordit Drejtues të QDN Shkup, të cilët theksuan nevojën për mbështetje të vazhdueshme të iniciativave interkulturore edukativo-arsimore.

Për më shumë fotografi nga kjo ngjarje vizitoni Foto galerinë.