Ligjëratë me ekspert ndërkombëtar për pjesëmarrësit e nivelit të avancuar

Më 30 shtator 2017, Qendra e Trajnimit pranë QDN Shkup organizoi ligjeratë me ekspertin e shquar ndërkombëtar, prof. Zvi Bekerman, i cili është pjesë e ekipit ndërkombëtar të trajnerëve në suaza të Qendrës së Trajnimit për arsimim të integruar.

Ligjerata u ndoq nga 120 mësimdhënës që janë pjesë e trajnimit të nivelit të avancuar. Pjesëmarrësve të pranishëm iu drejtuan ministrja e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska, Erwan Fouere – ish ambasador në Delegacionin e BE-së në Shkup, Simone Filippini – Drejtore e Institutit Holandez për Demokraci dhe Nigel Arnold – Drejtor i shkollës fillore të Integruar Glengormley, Belfast, N. Irlandë.

Ligjërata u përgatit dhe u realizua nga prof. d-r. Zvi Bekerman nga Shkolla nga Universiteti Hebre në Jeruzalem me temën “Edukimi ndërkulturor si një metaforë për një realitet tjetër”. Ligjerata u pasua nga një sesion me sesione pyetje dhe përgjigje si dhe diskutime me pjesëmarrësit e programit të cilët ndanë perspektivat dhe përvojat e tyre personale.