Ligjerata me ekspertë vendas për grupin e parë dhe kuadrove ekzistuese të arsimtarëve dhe profesorëve

Në vazhdimësi të ciklit të trajnimeve bazike për arsimim të integruar, QDN Shkup organizoi ligjërata dy-ditore me profesorë dhe ligjërues vendas. Gjatë ditës së parë të ligjeratave e mbajtur më 29 nëntor, 2012, Prof. Florina Shehu nga fakulteti Pedagigjik në Shkup prezantoi një ligjeratë dhe shumëllojshmëri të aktiviteteve në temën”Komunikimi ndërmjet ekipeve dhe tandemëve të mësuesve në mjedise multikulturore”. Përveç grupit të parë të mësuesve që kanë përfunduar tashmë pjesën teorike dhe praktike të trajnimit bazik për arsimim të integruar, kuadrot ekzistuese të mësuesve dhe profesorëve që punojnë në kuadër të projektit modeli Nansen për arsimim të integruar ishin poashtu të inkuadruar në seancat e trajnimit.

Më 30 nëntor 2012, trajnimi për mësimdhënësit vazhdoi me një ligjëratë dhe aktivitete të paraqitura nga Prof. Zoran Vellokvski nga Instituti i Pedagogjisë. Temat e prezantuara nga Prof. Vellovski ishin të lidhura me përforcimin e kompetencave të mësuesve gjatë përcaktimit të qëllimeve dhe detyrave, si dhe aplikimi i formave, metodave dhe teknikave të ndryshme të punës gjatë zbatimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.

Në ligjeratat morrën pjesë gjithsej 29 arsimtarë dhe profesorë.