Ligjërata: konceptet evropiane dhe ndërkombëtare për arsimim të integruar dhe dialog ndërkulturor

Më 21 Nëntor 2014, në UE Info Qendrën në Shkup, pjesëmarrësit e grupeve 5, 6 dhe 7 në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, patën mundësinë të mësojnë më shumë për zhvillimin e arsimimit të integruar në Irlandën Veriore dhe ndërkombëtarisht, si dhe të marrin informacione të detajuara mbi programin e trajnimit për qasje të paanshme për mësuesit. Leksioni u ndoq me interes nga pjesëmarrësit, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në seancën e diskutimit. Z-nj. Paula Mekëluejn është pjesë e ekipit ndërkombëtar të ekspertëve në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup.

Më 22 nëntor 2014 pjesëmarrësit e grupeve 3,4 dhe 5 të Qendrës për trajnim morën pjesë në ligjëratën e përgatitur nga profesori prof. dr. Zvi Bekerman. Profesori Bekerman ligjëron antropologjinë e arsimit në Fakultetin e Arsimit dhe Qendrën Milton, Universitet Hebrej i Jerusalemit. Ai gjithashtu është anëtar i fakutetit në Institutin Mandel për Lidership. Interesat e tij primare janë në studimin e identitetit kulturor, etnik dhe ndërkombëtar, duke përfshirë proceset e identitetit dhe negociatat gjatë arsimit ndërkulturor formal/joformal. Interesat e tij shtrihen në proceset njerëzore të të mësuarit, zhvillimin dhe praktikat e tyre dhe në rrethanat formale/joformale si dhe reale/virtuele, procese të cilat nga prespektivat socio-istorike në të cilat ai është rritur, përbëjnë një pjesë të madhe të veprimtarisë njerëzore.

Ligjerata ishte e organizuar në kuadër të nivelit të avancuar për arsimim të integruar. Pjesmarësit kishin mundësinë të mësojnë më shumë për temat “ Dialogu ndërkulturor i procesit formal dhe jo formal të të mësuarit”
Leksioni u ndoq me interes nga pjesëmarrësit, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në seancën e diskutimit.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit grupeve e 3,4 dhe 5 janë shpërblyer me certifikata për përfundimin e suksseshëm të nivelit bazik të trajnimeve për arsimim të integruar.