Konferenca për arsimim të integruar do të realizohet më 9-10 mars, 2013

Qendra për Dialog Nansen Shkup organizon Konferencë për arsimim të integruar e cila është pjesë integrale e ciklit bazik të trajnimeve për arsimim të integruar. Dy grupe të arsimtarëve janë në proces të përfundimit të të ciklit bazik të trajnimeve për arsimim të integruar të cilat organizohen dhe implementohen në suaza të Qendrës për Trajnim për arsimim të integruar i themeluar në qershor të vitit 2012.

Cikli bazik i trajnimeve për arsimim të integruar përbëhet nga disa nivele të aktiviteteve:

• Trajnime dhe punëtori teorike- 5 modulë,
• Trajnime praktike në Nansen model shkollat- 2 modulë,
• Ligjerata me ekspertë vendas- 2 modulë,
• Realizim praktik i aktiviteteve të integruara jashtëmësimore- 1 modul,
• Konferencë për arsimim të integruar me ekspertë ndërkombëtar- 4 modulë.

Konferenca për arsimim të integruar do të realizohet në Shkup, dhe do ti inkuadrojë dy grupet e arsimtarëve të cilët janë në proces të përfundimit të ciklit bazik në suaza të Qendrës për Trajnim pranë QDN Shkup. Qëllimi i konferencës është përforcimi i kompetencave tek arsimtarët duke e përdorur njohuritë dhe eksperiencën shumëvjeçare të ekspertëve ndërkombëtar nga Irlanda e Veriut dhe Norvegjia.

Për të shikuar listën e e ekspertëve ndërkombëtar të cilët do të marin pjesë në konferencë klikoni këtu.