Implementimi i nivelit të avancuar të trajnimeve për arsimim të integruar

Gajtë periudhës shtator- dhjetor, 2013, mësimdhënësit nga grupi i parë dhe i dytë e përfunduan nivelin e avancuar të trajnimit për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup.

Qëllimet e trajnimit të avancuar për arsimim të integruar janë:

  • Njohja me konceptin dhe idenë për arsimim të integruar si dhe veçoritë dhe karakteristikat e tij;
  • Sensibilizimi për respektimin e diferencave në shoqërinë më të gjerë;
  • Përkrahja e bashkëpunimit konstruktiv dhe interaksionit mes kuadrit mësimdhënës si dhe mes institucioneve arsimore nga komunat e ndryshme të R.M;
  • Aftësimi për vlerësim kualitativ të përmbajtjeve në literaturën mësimore;
  • Njohja me shembuj dhe eksperienca pozitive për implementim të suksesshëm të arsimimit të integruar ;
  • Zhvillimi i idesë për arsimim të integruar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë;
  • Krijimi i standardeve për vlerësimin e aktiviteteve të ndryshme të integruara.

 

Niveli i avancuar i trajnimeve u realizua sipas strukturës në vazhdim:

-40 orë nga fushat tematike: principet, qëllimet dhe detyrat e arsimimit të integruar; kurikula nacionale si parakusht për arsimim të integruar;  literatura shkollore për arsim fillor dhe të mesëm në kontekst të konceptit për arsimim të integruar; dizajni i hapësirës multietnike shkollore; zhvillimi i idesë për arsimim të integruar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë; vlerësimi i komponentëve strukturore të konceptit për arsimim të integruar;

-10 orë në temat:  arsimimi i integruar si tendencë, trend dhe domosdoshmëri globale; roli i mësimdhënësit në shoqëri në procesin e zhvillimit të shkollave të integruara; shkolla e shekullit 21. dhe sfidat e sistemit arsimor të Turqisë; etosi i arsimimit të integruar në Irlandën Veriore; praktikat e mira të arsimimit të integruar dhe multikulturor në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kroaci;

-10 orë  vlerësim të rezultateve nga aktivitetet e integruara jashtëmësimore dhe krijimi i programit vjetor për aktivitete të integruara jashtëmësimore.