Implementimi i moduleve praktike, realizimi i MNAI për grupet 6, 7, 8 dhe 9

Në periudhën prej 1 prill gjer më 28 maj 2015, Qendra për trajnim pranë QDN Shkup organizoi modulet praktike nga niveli bazik i trajnimit për arsimim të integruar i paraparë për pjesëmarrësit e grupeve 6, 7, 8 dhe 9. Pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e moduleve praktik ishte implementimi i praktik i modelit Nansen për arsimim të integruar në Nansen model shkollat. Pjesëmarrësit, të organizuar në tandemë dygjuhësor kishin detyrë që të planifikojnë dhe realizojnë një aktivitet të integruar jashtëmësimor në njërën nga shkollat e inkuadruara në projekt. Ky ishte një rast i shkëlqyeshëm për pjesëmarrësit të aplikojnë praktikisht pjesën teorike të moduleve të trajnimit në një hapësirë të vërtetë dygjuhësore dhe multikulturore. Atmosfera e punës gjatë orëve praktike ishte tejet pozitive duke falënderuar mësimdhënësit dhe nxënësit e inkuadruar në projekt.