Grupi i dytë me sukses përfundon trajnimin e specializuar për modelin Nansen

Më 23 maj, 2017, Qendra për trajnim pranë QDN Shkup shënoi përfundimin e suksesshëm të trajnimit të specializuar për modelin dhe qasjen Nansen. Pjesëmarrësit nga Grupi 2, morën pjesë në ligjëratën e fundit në suaza të programit. Pas ligjëratës, pjesëmarrësve ju drejtuan këshilltari i ministrit të arsimit dhe shkencës, Safet Neziri dhe drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski të  cilët ju uruan pjesëmarrësve për përfundimin e suksesshëm të programit dhe i ndanë certifikatat.

Krijimi i trajnimit të specializuar për modelin Nansen në arsimin fillor dhe të mesëm është iniciativë e cila ka për qëllim plotësimin e njohurive, ndërtimin e shkathtësive dhe kompetencave të mësimdhënësve të cilët janë realizues shumëvjeçar të modelit Nansen për arsimim të integruar, të dalluar në punën dhe realizimin e tyre në tandem, si dhe për mësimdhënësit të cilët vazhdimisht marrin pjesë në organizimin e aktiviteteve projektuese shkollore sipas modelit Nansen për arsimim të integruar.

Transformimi personal i tandemëve të inkuadruar shpresojmë se do të paraqesë bazë pët transformimin pozitiv të shkollave, duke falënderuar leverditë e identifikuara të modelit Nansen për arsimin të integruar për procesin e përgjithshëm edukativo-arsimor në Maqedoni. Grupi 2 filloi trajimin e specializuar në muajin nëntor 2016.