Filloi niveli bazik i trajnimit për pjesëmarësit e grupit të tretë

Më 8 nëntor, 2013 QDN Shkup e shënoi fillimin e nivelit bazik të trajnimit për modelin Nansen për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim në të cilën do të jenë të inkuadruar pjesëmarësit e grupit të tretë cilët janë fitues të bursave të plota për ndjekjen e nivelit bazik të trajnimit. Drejtori egzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski si dhe përfaqësuesit e ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim ju dëshiruan mirëseardhje pjesëmarësve të rinj.

Pjesëmarësit nga grupi i tretë i mësimdhënësve me bursë të plotë vijnë nga shkollat, respektivisht komunat në vijim: SHFK Goce Dellçev –Gostivar, SHMK Mirko Mileski/ SHMK Drita- Gostivar, SHFK Rajko Zhinzifov/ Ismail Qemali- Çair, Shkup, SHFK Slavço Stojmenski,-Vinicë, SHMPK Mosha Pijade, Tetovë
SHFK Vanço Përke-Delçevë, SHFK Vanço Kitanov, f. Cërnik –Pehçevë, Kopështi i fëmijëve, f. Cërnik-Pehçevë.

Pjesëmarësit e filluan nivelin bazik të trajnimit me punëtorinë e parë në temën: “Veçoritë e modelit Nansen për arsimim të integruar.” Mësimdhënësit e shprehën dëshirën dhe motivacionin e tyre për pjesëmarje në nivelin bazik të trajnimit me qëllim të përfitimit të njohurive dhe shkathtësive të reja nga fusha e arsimimit të integruar.