Filloi niveli bazik i trajnimeve për grupin e katërt të mësimdhënësve

Më 13 nëntor të vitit 2013, filloi niveli bazik i trajnimeve për arsimim të integurar për grupin e katërt të pjesëmarësve në suaza të qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar. Grupi është i përbërë nga arsimtarë dhe profesorë të cilët janë fitues të bursave të pjesërishme të ndara nga QDN Shkup dhe të cilët vijnë nga shumë qytete të Republikës së Maqedonisë: Shkupi, Tetova, Ohri, Struga, Kumanova, Krusheva, Prilepi, Velesi si dhe komuna Karbinci.

Cikli i trajnimit bazik për arsimim të integruar përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike, si dhe ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arsimit të integruar, respektivisht nga aktivitetet në vijim:

  • Trajnime dhe punëtori teorike – 5 modulë,
  • Trajnime praktike në Nansen model shkollat – 2 modulë,
  • Ligjerata me ekspertë vendas – 2 modulë,
  • Realizim praktik i aktiviteteve të integruara jashtëmësimore – 1 modul,
  • Konferencë për arsimim të integruar me ekspertë ndërkombëtar – 4 modulë.