Arsimtarët e grupit të dytë me sukses përfunduan trajnimet bazike për arsimim të integruar

Në periudhën 15 prill- 1 qershor 2013 u realizua cikli i pestë nga pakoja bazike e trajnimeve për arsimim të integruar. Cikli i pestë i trajnimeve bazike për arsimim të integruar ishte i përbërë prej dy pjesëve, gjegjësisht nga realizimi i orës praktike sipas MNAI dhe testi teorik. Arsimtarët nga grupi i dytë të cilët i vijonin trajnimet për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për Trajnim realizuan orë praktike sipas modelit Nansen për arsimim të integruar në bashkëpunim me një realizues të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore në shkollat të cilat e aplikojnë këtë model të arsimimit. Pjesa praktike e provimit u realizua në periudhën 15 prill- 20 maj, 2013 në shkollat vijuese: SHF “Shemshovë” (Fridtjof Nansen)- komuna Jegunovcë, SHF “Rajko Zhinzifov” (Ismail Qemali)- komuna Çair dhe SHF “Strasho Pinxhur”- komuna Karbinci. Povimet e pjesës teorike përfunduan më 1 qershor, 2013 dhe u realizuan në Qendrën për trajnim.

Të gjithë pjesëmarrësit me sukses kaluan pjesën teorike dhe praktike të provimit dhe do tju ndahen çertifikata për përfundimin e sukseshëm të trajnimeve bazike për arsimim të integruar.

Pas përfundimit të pakos bazike të trajnimeve, të gjithë pjasëmarrësit kanë të drejtë të aplikojnë për pakon e avancuar të trajnimeve për arsimim të integruar.