Për ne

Qendra për Trajnim NDC Shkup ofron trajnim teorik dhe praktik mbi edukimin ndërkulturor dhe Modelin Nansen (ENNM), si dhe është e përkushtuar në mundësojë zhvillim personal dhe profesional të stafit edukativo-arsimor në vend dhe në rajon.

Qendra për trajnim është themeluar në vitin 2012 në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga viti 2013 ka lidhur partneritet edhe me Këshillin për arsim të integruar të Irlandës së Veriut.

Duke shfrytëzuar përvojën shumëvjeçare në zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave të ndryshme arsimore ndërkulturore, ekipi i Qendrës për Dialog Nansen Shkup në partneritet me ekspertët dhe institucionet relevante ka krijuar më shumë programe trajnimi të përqendruara në interkulturalizmin si koncept dhe qasje në sferën edukativo-arsimore.

Për të mundësuar programe dhe trajnime më të mira të zhvillimit profesional, Qendra angazhon trajnues vendorë dhe ndërkombëtarë me përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit të integruar, atë ndërkulturor, gjegjësisht zhvillimit profesional të arsimtarëve. Trajnimet në Qendër realizohen përmes 60% të përmbajtjeve teorike dhe 40% të punës praktike.

Projekti i Arsimit Ndërkulturor i Modelit Nansen dhe Qendra e Trajnimit mbështeten financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Thirrje e hapur për bursa për trajnim për arsim interkulturor – Modul B

Qendra për trajnim për arsim interkulturor pranë Qendrës për Dialog Nansen Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të R. së Maqedonisë së Veriut (MASh)...

Ndarje e ceritifikatave për 8 grupe të mësimdhënësve

Urime të përzemërta për të gjithë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionistë, edukatoret nga tetë grupet, të cilët gjatë vitit 2020 përfunduan me sukses trajnimin për arsimin interkulturor.

QDN Shkup e filloi bashkëpunimin me Fakultetin Pedagogjik në Shkup për trajnime të reja për studentët

QDN Shkup gjithmonë me kënaqësi dhe shumë gëzim shënon fillimet e iniciativave dhe hapave të rinj. Ne jemi veçanërisht krenarë për bashkëpunimin me Fakultetin Pedagogjik

Përfundim i suksesshëm i ciklit të trajnimeve për arsim interkulturor

Urime të sinqerta për përfundimin e suksesshëm të trajnimit nga Moduli A për arsimin inerkulturor për të gjithë arsimtarët, bashkëpunëtorët profesional, profesorët nga tetë grupet e Qendrës për trajnim të QDN Shkup!