Mirë se vininë faqen zyrtare të Qendrës për Trajnim!

Për ne

Qendra për Trajnim pranë QDN Shkup është dedikuar që të ofrojë trajnime teorike dhe praktike për modelin Nansen për arsimim të integruar (MNAI) dhe të sigurojë zhvillim profesional të mësuesve, profesorëve, pedagogëve, psikologëve, inspektorëve të arsimit dhe drejtuesve të shkollave.

Duke u bazuar në eksperiencën pesë vjeçare nga zhvillimi dhe themelimi i arsimimit të integruar të mesëm dhe fillor në Maqedoni, ekipi i Qendrës për Dialog Nansen Shkup në bashkëpunim me ekspertë dhe institucione relevante përpiloi një pako të trajnimeve të nivelit bazik dhe të avancuar të cilat do të ju mundësojnë shkollave dhe punonjësve të sektorit të arsimit të arrijnë potencialin e vërtetë në fushën e arsimimit të integruar.

Për të siguruar programet dhe trajnimet më të mira për zhvillim profesional, Qendra për trajnim ka angazhuar ekspertë lokal dhe ndërkombëtar me eksperiencë të begatshme në fushën e mësimdhënies dhe arsimimit të integruar.

Struktura e trajnimeve të cilat realizohen në këtë Qendër është 60% teori dhe 40% punë praktike. Pjesa teorike zhvillohet në suaza të Qendrës për trajnim ndërsa pjesa praktike realizohet në Nansen model shkollat të cilat janë të pajisura plotësisht në aspektin teknik. Trajnimet janë me kohëzgjatje prej dy viteve.

Projekti modeli Nansen për arsimim të integruar duke përfshirë dhe Qendrën për Trajnim, përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Rreth modelit Nansen për arsimim të integruar

Modeli Nansen për arsimim të integruar (MNAI) është model arsimor bashkëkohor i cili promovon dhe përkrah proceset integruese në shkollat me përbërje të ndryshme etnike në komuna multietnike. Modeli u zhvillua dhe u aplikua praktikisht në vitin 2007 pas dy viteve pune në promovimin e projekteve për dialog dhe pajtim në rajonet post-konfliktuoze dhe në komunat e ndara në Maqedoni. Që atëherë, modeli implementohet me suskes në disa shkola të selektuara të mesme dhe fillore të komunave të ndryshme në Maqedoni dhe ka demonstruar rezultate të shkëlqyeshme. MNAI është i njohur dhe i pranuar në nivel lokal si dhe ndërkombëtar, dhe në vitin 2011 Qendra për Dialog Nansen Shkup u shpërble na OSBE- Komesari i lartë për pakica nacionale me çmimin Maks van der Shtul për rezultatet e jashtëzakonshme në promovimin e arsimimit të integruar dhe përmirsimin e bashkëpunimit mes komuniteteve të ndryshme etnike.

Për të mësuar më shumë për shkollat të cilat e aplikojnë MNAI ju lutemi klikoni këtu.

Latest news

Read all news

Ligjerata me ekpsertë vendas në suaza të nivelit të avancuar

Në periudhën 15-27 nëntor, 2017 pjeaëmarrësit e grupeve 14, 15, 16, 17 dhe 18 të inkuadruar në nivelit të avancuar të trajnimeve për arsimim të integruar рranë Qendrës për Trajnim të QDN Shkup ndoqën ligjëratën e realizuar nga prof. d-r Elena Açkoska-Leshkoska, nga Instituti për Psikologji...

Ligjëratë me ekspert ndërkombëtar për pjesëmarrësit e nivelit të avancuar

Më 30 shtator 2017, Qendra e Trajnimit pranë QDN Shkup organizoi ligjeratë me ekspertin e shquar ndërkombëtar, prof. Zvi Bekerman, i cili është pjesë e ekipit ndërkombëtar të trajnerëve në suaza të Qendrës së Trajnimit për arsimim të integruar.

Pesë grupe të reja të pjesëmarrësve filluan nivelin bazik të trajnimit për arsimim të integruar

Gjatë muajit shtator 2017, në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, procesin e trajnimit e filluan pesë grupe të reja të pjesëmarrësve, respektivisht Grupet...

Pesë grupe të pjesëmarrësve filluan trajnimin e avancuar për arsimim të integruar

Gjatë muajit gusht, 2017 pesë grupe të pjesëmarrësve (Grupi 14, 15, 16, 17 dhe 18) të cilët me sukses përfunduan trajnimin bazik për arsimim të integruar filluan me procesin e trajnimit në suaza të nivelit të avancuar të trajnimit...